KOSOVA FUNKSIONALIZON PLATFORMEN PER MONITORIM DHE VERIFIKIM (MVP)

Komunat nga Kosova kanë filluar regjistrimin e të dhënave në Platformën për Monitorim dhe Verifikim për investimet në Efiçencë të Energjisë dhe gjenerimin e Raporteve për kursimin e Energjisë dhe CO2.

Kosova për herë të parë ka bërë funksionalizimin e Platformës MVP në mënyrë që të gjenerohen raportet për kursimin e energjisë obligim ligjor ky i dale nga Traktati i Komitetit të Energjisë që të raportojmë përmes kësaj Platforme.

Përgaditja e Raportit Vjetor për Komitetin e Energjisë, llogaritjet e kursimit të energjisë dhe CO2, investimet nga cilido institucion apo donator në sector të ndryshëm për Efiçiencë të Energjisë në nivel vendi tani e tutje do të jenë të regjistruara në Platformën MVP.