26 VAJZA KOSOVARE DIPLOMOJNË NË FUSHA TË ENERGJISË NGA DMACC – ANKENY CAMPUS, NË IOWA TË SHBA-SË. PROJEKT I MBËSHTETUR NGA MCC DHE I PËRKRAHUR NGA AKEE

Vajzat bursiste të Programit #WomeninEnergy të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), mbështetur nga Millennium Challenge Corporation – MCC, janë përzgjedhur nga mesi i qindra grave për një program dyvjeçar të studimeve në fushat e lidhura me energjinë si:Teknologji të Erës, Energji të Ripërtëritshme, Teknologji Diellore, Prodhim, Energji Elektrike, Tregti të Ndërtimtarisë, Teknologji të Ujit dhe Ujërave të Zeza dhe Teknologji të Informacionit.

AKEE Uron 26 gratë nga 25 komuna të Kosovës që u diplomuan në Kolegjin Komunitar të Zonës Des Moines të Shtunën me datë 15.05.2021 si pjesë e Millennium Foundation Kosovo & Millennium Challenge Corporation – programi #WomeninEnergy i MCC-së. Me aftësitë e tyre të reja, këta të diplomuar tani janë gati të kthehen në shtëpi për të udhëhequr ekonominë e qëndrueshme të Kosovës.