ÇERTIFIKOHEN 59 AUDITORË TË ENERGJISË

Prishtinë, 17.12.2021- Zëvendësministri i Ekonomisë, Z.Mentor Arifaj, rektori i Universitetit të Prishtinës, Z.Naser Sahiti, Zv.Kryeshefi i Agjensionit për Efiçiencë të Energjisë , Z.Naim Zeqiri, përfaqësues nga UP-ja Z.Xhevat Berisha, përfaqësues nga GIZ-i, Z. Avni Sfishta sot u kanë ndarë certifikatat auditorëve të energjisë të certifikuar për auditimin e energjisë në ndërtesa dhe ndriçimin publik.

Trajnimi është realizuar nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) që vepron në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP), mbështetur nga Agjencioni për Efiçiencë të Energjisë(AKEE) dhe GIZ, ku në këtë fazë janë trajnuar 59 auditorë të energjisë. Për shkak të gjendjes pandemike, në ceremoninë e organizuar në Ministrinë e Ekonomisë, certifikatat në mënyrë solemne iu ndanë vetëm katër auditorëve.

Gjatë kësaj ceremonie, zëvendësministri Z.Arifaj tha se është e rëndësishme, që këso lloj trajnimesh të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe shtoi se është me të vërtetë kënaqësi të shohësh investimet që po bëhen në trajnimet dhe përgatitjen e kandidatëve për auditimin e energjisë në Kosovë, për ndërtesa dhe ndriçim publik.

Nga ana e tij, rektori i Universitetit të Prishtinës, Z.Naser Sahitaj çmoj lartë kontributin e dhënë nga UP(QEQ), GIZ dhe AKEE për trajnimin dhe përgatitjen e certifikuesve të energjisë, pasi siç tha ai, ka një rëndësi shumë të madhe zhvillimi i një sistemi të qëndrueshëm të trajnimit të auditorëve.

Sahitaj vlerësoi se UP ka kapacitete intelektuale e profesionale për ofrimin e trajnimeve për auditorë të energjisë.

Auditorët e certifikuar në këtë grup të trajnimit janë nga fushat si: arkitektura, ndërtimtaria, inxhinieria elektrike dhe mekanike. Ky është grupi i dytë i auditorëve të certifikuar, i cili çon në 114 numrin e auditorëve të certifikuar. Procesi i trajnimit të auditorëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.