- 10 Qershor, 2020
- Posted by: admin
- Category: Lajme
Pa Komente
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot shefin ekzekutiv të Millennium Foundation Kosovo, Petrit Selimin, drejtoreshën e kësaj organizate për Kosovë Sarah Olmstead dhe kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë, Arsim Kuliqi.Gjatë takimit, ministri Blerim Kuçi i falënderoi përfaqësuesit e MCC-së për zhbllokimin e mjeteve për Kosovë.Po ashtu, Z. Kuçi theksoi se MCC dhe Qeveria e Kosovës do të vazhdojnë të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë jo vetëm rreth programeve të MCC-së, të cilat janë në kuadër të MEA-së, por edhe në përmbushjen e objektivave gjithëpërfshirëse të këtij bashkëpunimi.