Vizitë në EuroElektra – SHQIPËRI

Stafi i AKEE-së vizituan ndërmarrjen inovative EuroElektra në Shqipëri.

EuroElektra është njëra ndër Kompanitë më te furnizuara në rajon sa i përket produkteve solare.

Që prej vitit 2010, kompania “EuroElektra” është e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të gamës së plotë të materialeve elektrike: civile dhe industriale. Portofoli i produkteve mbulon edhe sektorë të rëndësishëm si:

  • Materiale Elektrike
  • Siguria e automatizuar
  • Ndricimi profesional LED
  • Eficenca energjitike
  • Automatizimi i shtëpisë dhe godinës (Smart Building)
  • si edhe Energjia e Rinovueshme.

Kjo kompani është e para në tregun shqiptar e cila ka realizuar një numër të konsiderueshëm projektesh në sektorin fotovoltaik si për konsumator familjar ashtu edhe për biznese.  

Stafi i kualifikuar ndjek çdo fazë të realizimit të projekteve fotovoltaike duke nisur që nga studimi fillestar dhe konsulenca e deri te  projektimi dhe zbatimi duke respektuar standardet teknike ndërkombëtare (IEC). Pika jonë më e fortë qëndron në bashkëpunimin me brande globalisht të njohura në sektorët respektiv ku dhe kompania operon për disa prej të cilave siguron ekskluzivitetin e plotë në Shqipëri.