Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE) në bashkëpunim me GIZ-Kosova dhe monitorim nga Instituti Kroat për Energji „Hrvoje Pozar“ ka mbajtur trajnimin për Auditim Energjetik në Ndërtesa dhe Ndriçim Publik. Trajnimi përkrahet nga Qeveria Gjermane përmes “Projektit të Efiçiencës së Energjisë në Kosovë”, zbatuar nga Agjencia qeveritare Gjermane per bashkepunim dhe zhvilllim nderkombetar – GIZ.
Trajnimi u mbajt në dy faza ku secila faze ka nga 2 grupe:
– Grupi i I-rë; trajnimi është mbajtur nga data: 28 Shtator deri më: 23 Tetor
– Grupi i II-të; trajnimi është mbajtur nga data: 12 Tetor deri më 06 Nëntor.
Gjithashtu për shkak të pandemisë COVID-19, Ligjeratat janë zhvilluar në menyre virtuale/online.
Pas përfundimit të ligjeratave grupet janë ndarë në nën grupe për vizitat në teren, të cilat janë mbajtur gjatë muajve Tetor-Nëntor, dhe grupet kanë vizituar këto objekte:
- Shkolla ,,Hasan Prishtina’’ – Prishtinë,
- Shkolla ,,Gjergj Fishta’’ – Prishtinë,
- Shkolla ,,Iliria’’ – Prishtinë,
- Shkolla ,,Ibrahim Uruqi’’ –Dresalc, Gjilanë,
- Shkolla,, Sami Frashëri’’ – Prishtinë,
- Kopshti ,,Gëzimi Ynë’’ – Mitrovicë,
- Shkolla,, Mazllum Kepuska’’ – Gjakovë,
- QMF 1 ,,Qendra Dentare’’ – Prizren.
Për secilin object janë bërë Raporte të Auditimit të cilat janë kontrolluar nga Trajnerët dhe aprovuar nga Instituti Kroat për Energji „Hrvoje Pozar“.
Me datën 17 Dhjetor është mbajtur testi online I organizuar nga UP në koordinim të plotë me GIZ-in, AKEE-në dhe Institutin Kroat për Energji „Hrvoje Pozar“.
Kandidatët është dashur që testin të kalojnë 70% në mënyrë që të Çertifikohen si Auditor të Energjisë.
DHJETOR 2020